Balla: Blushi si Berisha, fyen punën e socialistëve

Ndërkohë që procesi i votimi ka përfunduar dhe pritet që të dalin rezultatet e zgjedhësve për delegatë të Kongresit të PS në 4 qarqe, Elbasan, Korçë, Fier dhe Berat, deputetit Taulant Balla tha në një lidhje telefonike për Ora News se Ben Blushi po fyen punën e socialistëve.
Në lidhje me daljen e rezultateve, Balla tha se rezultati përfundimtar pritet të dalë nga KQZ i PS.

Kur pritet të dalë rezultati?

Balla: Përsa i përket procesit, PS në 4 qarqe mbylli me sukses fazën e parë të zgjedhjes së strukturave vendore dhe është e rëndësishme që të shpjegohet se pas zgjedhjes së delegatëve në këto 4 qarqe janë edhe 8 qarqe të tjera. Pjesëmarrja është e kënaqshme, mbi 70 % në dy qarqet që unë mbuloj, Korcë dhe Elbasan. Po aq i kënaqshëm është edhe mënyra sesi socialistët e mbyllën këtë proces.

Çmendim keni me debatet me Blushin?
Balla: Unë e kam dhënë një përgjigje. Kush e ka ndjekur këtë proces prej ditës së parë, prej shtatorit dhe deri në këtë fazë të parë e di mirë se cdo rregull i statutit është respektuar. Është një proces që ka patur në themel të vetin procesin demokratik dhe transparencën. Kush vjen në fund dhe thotë se këtë punë e keni bërë kështu pa patur asnjë lloj argumenti është për të ardhur keq. Megjthatë unë nuk kisha asnjë dyshim që kolegu im Blushi për gjithë këtë punë që ne kemi bërë ditë e natë, do ta përçmonte, por është një sjellje e vazhdueshme, sepse të njëjtën sjellje që bën për qeverinë në Parlament sot e shprehu dhe me gënjeshtra për partinë e tij duke folur njësoj si Berisha dhe më vjen shumë keq që një deputet i PS fyen punën e socialistëve që janë përkushtuar për një proces demokratike.

Kur priten rezultatet?
Balla: Në njësitë të caktuara administrative procesi i numërimit ka mbaruar, në njësitë e vogla, por në njësitë e madhë, bashkia Korçë, Elbasan ky është një proces që do të vazhdojë dhe nesër do të kemi komunikimet të zyrave të votimit sipas Njësive Administrative pastaj KQZ ne PS do të shpallë rezultatin përfunditar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button