Forcat policore nuk largohen nga statuja e Car Dushanit

Ditëve të fundit ka pasur reagime të shumta  për heqjen e përmendores së Car Dushanit në Shkup, por ajo vazhdon të qëndrojë aty pranë e siguruar nga forca policore.

Pjesëtarë të policisë së rregullt, por edhe pjesëtarë të njësive për ndërhyrje të shpejt janë duke qëndruar pranë Urës së civilizimeve në pjesën qendrore të Shkupit, aty ku është vendosur edhe përmendorja e mbretit serb.

Prania e shtuar policore pason pas tentimit për rrënimin e saj nga një grup qytetarësh, por edhe paralajmërimet nga grupe dhe qytetarë të ndryshëm përmes forumeve sociale, që bëjnë thirrje nxisin rrëzimin e këtij busti të Car Dushanit.

Portalet maqedonase gjithashtu kanë informuar se forca të mëdha policore po qëndrojnë pranë objekteve dhe urës ku është vendosur kjo përmendore. Një nga portalet “Libertas” ka publikuar foto ku shihet prania policore në afërsi të objekteve ku është përmendorja. 

Lajme të ngjashme

Back to top button