Kërkohet kastrimi i pedofilit me shtetësi maqedonase në Uganda

Shoqata për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në shtetin afrikan Uganda, kërkon që të sillet ligji për kastrimin fizik të pedofilëve. Iniciativa e tyre ka marrë shkas nga Emin Bari, shtetas i Maqedonisë me prejardhje turke, i cili vitin e kaluar është kapur dhe gjykuar pasi janë gjetur fotografi ku tregohet se ka pasur marrëdhënie me disa vajza të mitura ugandeze.

 Emin Baro (53), i cili është me prejardhje turke, sipas ministrisë së punëve të brendshme të Ugandës ai posedon pasaportë të Maqedonisë dhe të Zelandës së Re. 

MPB e Maqedonisë ka konfirmuar se Baro është shtetas i Maqedonisë me prejardhje nga disa fshtara të qyteteve në Lindje të Maqedonisë. 

Ai për gjashtë vite i ka terorizuar fëmijët e Ugandës së varfër pasi ishte prezantuar si mësues, e në fakt i ka dhunuar dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me fëmijët, duke i mashtruar ata me pak para.

Lajme të ngjashme

Back to top button