Vazhdon dominimi i KM Liria, shpallet kampion zgjedhor

Gjatë ditës së sotme, në qytetin e Radovishit, është mbajtur Kampionati zgjedhor në mundje, ku klubi i mundjes Liria ka vazhduar me paraqitjet e shkëlqyeshme, duke u shpallur kampion zgjedhor.

Ekipi shkupjan, me këtë, veq se vërtetoi dominimin absolut në mundjen e vendit tonë dhe edhe përkundër problemeve të disa mundësave me dëmtime, u shpall kampion, me 37 pikë të tubuara në konkurencë ekipore, një më shumë se Ballkaneci i Shtipit, që u ndal I dyti. Individualisht, Liria fitoj dy tituj të kampionit, tre vende të dyta dhe pesë të treta.

Dominimin e tyre, ngjashëm si edhe vitin e kaluar, e vazhduan Raif Kamberi dhe Jasin Rexhallari, që pa fare vështirsi erdhën deri te titujt e kampionit në kategoritë deri më 61, respektivisht 64 kilogram. Shpresa tjetër e madhe e klubit shkupjan dhe mundjes të Maqedonisë në përgjithsi, Elmedin Sejfullahu, nuk ia doli në kategorinë deri në 57 kilogram, më së shumti shkaku i një dëmtimi që e mundoi javën e fundit, por edhe nga fakti se kishte për kundërshtar rusin me përvojë të madhe, Vladimir Egorov.

Pos Sejfullahut, nga Liria, në vendin e dytë u ndalën edhe Rijad Rexhepi (65 kg), Jusuf Saiti (85 kg) si dhe Ramazan Bakija (97 kg), ndërsa në vendet e treta u ndalën: Irfan Rexhallari (57 kg), Jasin Sejfuli (70 kg), Fuat Qaili (74 kg), Adem Adem (97 kg) dhe Bujamin Ebipi (125 kg). Me këtë paraqitje dhe fitore në konkurencë ekipore, në Kampionatin zgjedhor për senior, KM Liria dëshmoi se edhe këtë vit do të dominoj plotësisht. /Portalb /

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button