Arben Çejku promovon romanin “Dymbëdhjetë”

Në Amfiteatrin e ri të Universitetit të Evropës Juglindore në Shkup – Çarshia e vjetër, ish Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni, Arben Çejku do të promovojë romanin e tij të parë me titullin “Dymbëdhjetë”.

Romani “Dymbëdhjetë” sjell te lexuesi një histori të cilën secilit prej nesh i duket se mund ta “prekë” vetëm me një zgjatje dore, por që njëherësh e ka të pamundur ta besojë.

E vërteta është që njerëz të ndryshëm ndërveprojnë në këtë histori nëpërmjet “komunikimit” që kanë bërë me personazhin kryesor, Lek Drini në “Facebook”.

Promovimi bëhet më datën 12.12.2013 në orën 12.00

Lajme të ngjashme

Back to top button