Tortevski: Gjykatësit do ta kuptojnë se nuk duhet mbrojtur kriminelët

“Shpresoj që gjykatësit ta kuptojnë se është e rëndësishme që vazhdimisht të zbatohen ligjet, pavarësisht se kush është shkelësi dhe çfarë funksioni kryen. Është i duhur, hetim profesional, i pavarur dhe i paanshëm, që të mund ta kurojmë vendin nga kriza e thellë në të cilën gjendet gjatë një periudhe të gjatë”, thotë në avokati, Aleksandar Tortevski, njofton Portalb.

Sipas tij, nuk beson që të ketë ndonjë pazar pa marrë parasysh se nën kompetenca të Prokurorisë Speciale janë edhe rastet “Magjar Telekom” dhe “Shpresa”.

“Nëse do të kishte ndonjë ide që të arrihet në ndonjë marrëveshje politikë, atëherë nuk do të formoheshte Prokuroria Speciale. Mendoj që në fillim do të ketë rezistencë nga gjykata, megjithatë shumë shpejtë gjykatësit do ta kuptojnë që nuk duhet t’i mbrojnë kriminelët”, shtoi Tortevski. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button