Mexhiti: Kryesia e partisë do të merr vendim për Car Dushanin, ishim prezent në rrënimin e tij

Ngjarjet për statujën e sar Dushanit, kanë arritur deri në selinë e BDI-së. Kryesia qendrore e partisë, do të diskutojë për statujën dhe si ai ka arritur deri në qendër të Shkupit. 

“Ishim prezent kur kishte përpjekje për ta rrënuar statujën e Car Dushanit, nuk e demantojmë. Këtu jemi dhe nuk fshihemi, por më së pari duhet të gjendet se kush e porositi dhe e vendosi këtë statujë dhe më pas ne do ta tregojmë qëndrimin tonë”, ka deklaruar Izet Mexhiti për gazetën Dnevnik.

Ekziston mundësia që çështja statujës të diskutohet edhe në mbledhjen e qeverisë.

Zëvendëskryeministri për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, Musa Xhaferi, ka deklaruar se pret që Ali Ahmeti, apo ndonjë anëtarë tjetër nga kryesia qendrore ta hap çështjen e statujës së Car Dushanit.

Në mesnatën e ditës së premte në tentimin për rrënimin e përmendores ishin edhe deputetja Ermira Mehmeti, kryetari i degës së BDI-së në Çair, Beqir Asani, ministri i ekonomisë Valon Saraqini, Artan Grubi dhe funksionarë të tjerë partiak.

Lajme të ngjashme

Back to top button