RDM: Për çfarë zgjidhje të krizës së refugjatëve ka negociuar MPJ?

Ripërtrirja Demokratike e Maqedonisë ka kërkuar përgjegjësi për atë se për çfarë zgjidhje ka negociuar Ministria e Punëve të Jashtme për krizën e refugjatëve. Sipas tyre, patjetër duhet të dihet se çfarë marrëveshje është bërë pas shpinës së qytetarëve të Maqedonisë dhe në dobi apo dëm të kujt është marrëveshja, njofton Portalb.

“Çfarë është ajo ndihmë që i ofrohet Maqedonisë “në pajisje dhe ushtri”, ashtu siç tha ministri austriak Kurc? A ka dikush për qëllim që vendin ta shndërroj në kamp?”, pyeti zëdhënësi i RDM-së, Toni Hristov.

Nga RDM, shtuan se, ata e përshëndesin, siç shtojnë ata, hapin e ndalimit të luftimeve në Siri. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button