Shkupi nesër në Gosivar e luan ndeshjen e fundit kontrolluese

Skuadra e FC Shkupi të dielën do të luajë ndeshjen e fundit kontrolluese para fillimit të sezonit pranveror të Ligës së Parë të Maqedonisë që fillon me 21 shkurt. Edhe pse shkupjanët e kishin paralajmëruar se ndeshja kundër KF Gostivari që njëherit do të luhej në stadiumin e Çairit, por reshjet e mëdha të shiut kanë bërë që të ndryshojë plani, shkaku që të mos dëmtohet fusha e cila duhet të jetë në gjendje të mirë për ndeshjen e parë kur në Çair do të jetë mysafire Metalurgu.

Dueli kundër Gostivarit do të luhet në terrenin artificial në Gostivar me fillim në orën 14:00. Trajneri Visar Ganiu për këtë ndeshje nuk do të llogarisë në të gjithë futbollistët, pasi tre nga ta ankohen në lëndime të lehta dhe janë të liruar.

Muharem Bajrami është lënduar në stërvitjen e fundit që klubi ka zhvilluar sot, ndërsa Besar Iseni ka vazhduar rikuperimin pas lëndimit që ka marrë në ndeshjen kontrolluese ndaj Teteksit në Ohër. Gjithashtu vazhdon të jetë i lënduar edhe portieri i dytë Marjan Maxharoski, i cili ka ankohet në dhimbje në dorën e djathtë. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button