Protestë përpara Qeverisë së Maqedonisë: Sa këpucë ngelën të pambathura? (FOTO+VIDEO)

“Ardhmëria e pasigurt në vend, perspektiva e dobët dhe papunësia”, janë vetëm disa prej arsyeve për të cilat, sot as shiu s’i ndali të mblidhen qindra qytetarë nga e gjithë Maqedonia për të sjellë një apo më shumë palë këpucë nga më të afërmit e tyre të cilët kanë emigruar jashtë vendit, në shenjë revolte ndaj politikave të Qeverisë së Maqedonisë, raporton Portalb.

Këtë protestë e organizon aksioni qytetar “Meritojmë më mirë”, të cilët potencojnë se arsyet për këto emigrime janë gjendja e keqe ekonomike dhe përkeqësimi i përgjithshëm i të gjitha segmenteve të jetës dhe shoqërisë.

12736012_10153460432317426_2132789213_n

“Sa këpucë ngelën të pambathura”, “Qytetarët e Maqedonisë po largohen nga mëmëdheu dhe nga më të afërmit duke kërkuar një copë bukë”, “Politikat e Qeverisë janë drejtpërdrejt përgjegjëse për këtë emigrim masiv, për varfërinë dhe dëshpërimin” këto janë  vetën disa nga thirrjet e protestuesve që i bënë në adresë të Qeverisë së Maqedonisë.

Sipas “Meritojmë më mirë” e cila referohet nga numrat e Bankës Botërore, nga Maqedonia janë larguar më tepër se 600 mijë njerëz, prej të cilëve 100 mijë janë të rinj.

“Sot para Qeverisë jemi mbledhur qytetarë nga e gjithë Maqedonia, me qëllim që të tregojmë revoltë me situatën që është prezentë në vend. Me rëndësi është që të përcjellim porosinë deri tek Qeveria se duhet të na lejojë të jetojmë dhe të avancohemi në shtetin tonë. Ajo që na ndodh për momentin është shumë e frikshme pasi që, nuk ka shtëpi në të cilën nuk ka ikur apo emigruar një i afërt”, tha Adriana Selmani, nga organizata qytetare “Meritojmë më mirë”.

12666294_10153460432602426_1379844332_n

Këpucët të cilat janë në gjendje të përdorshme do të dhurohen për bamirësi. Të tjerat, të cilat nuk mund të përdoren, do të bëhen pjesë e artit të një grupit të artistëve kushtuar migrimit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button