Juve kërkon shpëtimin në Stamboll

Sonte do të kthehen ethet e Ligës së Kampioneve me ndeshjet shumë interesante dhe të cilat për disa ekipe do të jenë vendimtare nëse do të vazhdojnë garat në Ligëm e skuadrave më të mira, apo do të bien një rang më ulët, e disa do të përjetojnë edhe eliminimin nga garat e përgjithshme. 

Kështu do të jetë edhe për skuadrën e Gallatasarait në Stamboll e cila do të përballet me Juventusin, ndërsa për tu kualifikuar në fazën e dytë të garave këtyre dy ekipeve ju nevojitet fitore. 

“Zonja e vjetër” në Stamboll nuk duhet të humbasë. Juventusi ka dy pikë më shumë se Gallatasarai, ndërsa Real Madridi me 13 pikë, bindshëm e kryeson renditjen e grupit “B” dhe nuk ka asnjë problem për të vazhduar më tutje garat si kryesuese. Mbretërit në ndeshjen e dytë të këtij grupi do të përballen me ekipin Kopenhagen. 
Duel me shumë të paqarta do të jenë edhe sfidat më në  grupin “A”, ku në rolin kryesor do të jenë Mançester Junajted dhe Shahtjor Donjeck. “Djajt e Kuq e kanë të sigurt vendin e parë, por kështu nuk është për ukrainasit. Këta për momentin e mbajnë pozitën e dytë në renditje, me 1 pikë më shumë se Bajer Leverkuzen që përballet me Real Sosiedad. Nëse minatorët nga Ukraina shënojnë fitore në “Old Traford” mund të dalin në pozitën e parë. 

Në grupin “C”, Benfika në terren vendas do të luaj me PSZH-në, ndërsa portugezëve në këtë ndeshje ju mjafton barazimin për të mbetur në mesin e kampionëve. 
Në grupin “D” çdo gjë është e qartë, në 1/8 e finales shkojnë Bajern Munihu i Shaqirit dhe Mançester Siti. Për vendin e tretë do të luajnë CSKA Moskë dhe Viktoria, vend ky që i dërgon në garat e Evropa Ligës.
Ja pra të gjitha dyshet:

Grupi A:
Mançester Junajted – Shahtjor (20.45)
Real Sosiedad – Bajer Leverkuzen (20.45)
Tabela: Mançester Junajted 11, Shahtjor 8, Bajer 7, Sosiedad 1.

Grupi B:
Gallatasaraj – Juventus (20.45)
Kopenhagen – Real Madrid (20.45)
Tabela: Real Madrid 13, Juventus 6, Galatasaraj 4, Kopenhagen 4.

Grupi C:
Benfika – Pari Sen Zhermen (20.45)
Olimpiakos – Anderleht (20.45)
Tabela: PSZH 13, Olimpijakos 7, Benfika 7, Anderleht 1.

Grupi D:
Bajern Munih – Mançester Siti (20.45)
Viktoria Plzenj – CSKA Moskë (20.45)
Tabela: Baern Munig 15, Mançester Siti 12, CSKA Moskë 3, Viktoria Plzenj 0.

Lajme të ngjashme

Back to top button