Evropa dhe NATO dënojnë ashpër sulmet ajrore të Rusisë në Siri

Sulmet ajrore të ushtrisë ruse kundrejt vendbanimeve të cilat janë nën kontrollin e opozitarëve në qytetin Halep të Sirisë, u kritikuan ashpër nga nga shtetet më të fuqishme evropiane, raporton aa.
Evropa nuk mund të hesht edhe më tej për zhvendosjen e 51 mijë personave për shkak të sulmeve ajrore të forcave ruse dhe regjimit sirian. Franca e cila mbështet koalicionin kundër DAESH-it në Irak dhe Siri, Pallati Elysee dhe Ministria e Punëve të Jashtme dënuan sulmet.

– Franca

Presidenti francez François Hollande, duke i bërë thirrje Rusisë që t’u japë fund sulmeve ajrore, ka thënë se regjimi i Asadit po bën masakër ndaj popullit të tij me ndihmën e Rusisë.

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Francës, Lauren Fabius i cili dha dorëheqje nga posti i tij disa ditë më parë kishte kritikuar presidentin e SHBA-ve Barack Obama në lidhje me Sirinë dhe pohoi se për shkak se Washingtoni i ka lënë hapësirë Moskës të ndërhyjë.

– Britania e Madhe

Ministri i Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe, Philip Hammond në takimin e tij me liderin e Komitetit të Lartë të Negociatave të opozitës siriane, Rijad Hixhab ka komentuar se sulmet e qëllimshme të Rusisë dhe Asadit kundër opozitarëve do të përforcojnë DAESH-in. Ai ka thënë se Rusia është duke e shkelur të drejtën ndërkombëtare.

– Gjermania

Kancelarja gjermane Angela Merkel e cila javën e kaluar qëndroi për vizitë në Turqi në takimin me kryeministrin turk Ahmet Davutoglu, duke e paralajmëruar botën “të mos arsyetohet” lidhur me sulmet ajrore të Rusisë.

Merkel tha se askush nuk duhet të qetësohet sepse “Turqia është duke i pranuar azilkërkuesit” të cilët ikin nga sulmet ajrore ruse. Ajo u shpreh se pranimi i azilkërkuesve nga ana e Turqisë nuk duhet të arsyetojë sulmet ajrore ruse.

Vizita e kancelares gjermane në Turqi ngjalli interes të madh në mediat ndërkombëtare, veçanërisht kritikat e saj ndaj Rusisë.

– NATO

Nga ana tjetër Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg në mbledhjen e Ministrave të Mbrojtjes të NATO-s deklaroi se bombardimet ajrore të Rusisë në Siri e pengojnë zgjidhjen politike në vend.

Ai gjithashtu theksoi se një nga shkaqet për shtyrjen përgjithmonë të bisedimeve të paqes në Siri është Rusia.

– Këshilli i BE-së

Kryetari i Këshillit të BE-së Donald Tusk tha se sulmet ruse ndaj civilëve e përkeqëson gjendjen në Siri e cila tashmë është e keqe. Sipas tij, sulmet ajrore të Rusisë shkojnë në dobi të regjimit dhe se mijëra civilë kanë arritur në kufirin e Turqisë.

Ai ka thënë se në rast se gjendja në Siri vazhdon kështu, numri i azilkërkuesve deri në fund të vitit 2017 në vendet evropiane mund të arrijë shifrën në 3 milionë.

– Komisariati i Lartë për Refugjatë i Kombeve të Bashkuara

Zëdhënësi i Komisariatit të Lartë për Refugjatë të Kombeve të Bashkuara (UNHCR) William Spindler, i bëri thirrje Turqisë që ti hapë kufijtë, ndërsa komunitetit ndërkombëtar që ta rrisin mbështetjen e tyre për Turqinë në lidhje me azilkërkuesit sirianë.

Sipas shifrave të fundit të OKB-së 51 mijë persona janë zhvendosur si pasojë e sulmeve ajrore ruse dhe forcave të regjimit sirian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button