Kurz: Çrrënjoseni burokracinë, luftojeni korrupsionin

Burokracia, korrupsioni, sundimi i ligjit dhe luftimi i islamit radikal do të mbesin sfidat kryesore për Kosovën, ku shteti i Austrisë pret që ato të luftohen seriozisht, derisa rikonfirmohet se Kosova ka një imazh që po e dëmton në vazhdimësi të ardhmen e saj, ka thënë ministri i Punëve të Jashtme i Austrisë, Sebastian Kurz, gjatë një interviste ekskluzive për gazetën Zëri.

Ai ka rikonfirmuar shkaktarët e dëmtimit të imazhit të Kosovës: korrupsionin, dhunën e opozitës, emigrimin ilegal dhe radikalizmin fetar

Kurz ka folur edhe për stagnimet, por dhe pritshmërinë që shteti austriak ka ndaj Kosovës. “E para, çrrënjosja e burokracisë sepse kjo e bën më të lehtë për afaristët të jenë më aktivë dhe ta zhvillojnë biznesin e tyre në Kosovë.

E dyta, është nevoja për ta luftuar korrupsionin sepse korrupsioni është kanceri i një shoqërie dhe hapi i tretë është sundimi i ligjit që përbën bazën e tërheqjes së investitorëve në Kosovë, në mënyrë që të ketë zhvillim ekonomik për vendin”, ka thënë Kurz.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button