Delawie: Zgjidhni vet problemet

Kosova është shtet demokratik dhe nuk ka nevojë për të huajt, por vet duhet t’i zgjidhë problemet, ka thënë ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, në një intervistë për Zërin e Amerikës.

“Kosova është vend sovran e demokratik. I ka mjetet, i ka njerëzit për t’i zgjidhur problemet politike me të cilat përballet”, ka thënë Delawie.

Ai shton se të huajt nuk do të ishte e nevojshme të zgjidhin problemet e një vendi tjetër, por nëse duhet, atëherë janë të gatshëm të ndihmojnë.

“Nuk mendoj se është e domosdoshme për të huajt si unë, që të përpiqen t’i zgjidhin të gjitha problemet e Kosovës. Ne sigurisht jemi të gatshëm të ndihmojmë, t’i mbështesim partitë politike demokratike, sikundër e thashë. Por, Kosova është vend i pavarur, i ka institucionet që duhet të shfrytëzohen për t’i zgjidhur këto çështje politike”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button