Gjykata refuzon kërkesën e Janevës, nuk ka paraburgim për të dyshuarit e “Titanikut”

Gjykatësit e Gjykatës Themelore Shkupi 1, në procedurën paraprake i kanë refuzuar kërkesat për paraburgim nga Prokuroria Speciale dhe kanë nënshkruar vendim për lirimin e të dyshuarve nga rasti “Titanik”.

“Gjykata e ka refuzuar masën e paraburgimit për Mile Janakieskin dhe Gordana Jankulloskës, ndërkaq për Edmond Temellko është shqiptuar masë për paraqitje njëherë në javë në gjykatën e Resnjës”, thonë nga Gjykata Themelore Shkupi 1.

Përndryshe, mbrëmë në Gjykatën Themelore Shkupi 1 u paraqitën ish ministri për Transport dhe Lidhje, Mile Janakieski dhe kryetari i Pustecit, Edmond Temelko, të cilët nga Prokuroria Speciale u apostrufuan si të akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe kriminaliz të procesit zgjedhor.

I pari që u morr në pyetje ishte Edmond Temelko, ndërsa më vonë rreth orës 9 të mbrëmjes në Gjykatë u paraqit edhe Mile Janakieski. Të dy të akuzuarit u larguan nga Gjykata pas mesnatë dhe nuk pranuan të komentojnë rastin.

Hetimi gjyqësor i Janakieskit dhe Temelkos vjen pasi prokurorja speciale publike, Katica Janeva dhe ekipi i saj paraditën e të premtes në aksionin “Titanik” kërkoi paraburgim për tetë personat të akuzuar për cenim të të drejtës zgjedhore, blerje të votave, shkatërrim të materialeve zgjedhore dhe keqpërdorim të fushatës zgjedhore.

Mile Janakievski

 

12742105_567969566690101_5583747065034878353_n

 

Mile 124

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button