Moti sot në Maqedoni

Moti sot do në mbarë territorin e Maqedonisë, kryesisht do të jetë i ngjashëm me atë të djeshmit. Gjatë ditës do të ketë reshje të shiut në nivel të ulët nëpër vendet ultësinore, ndërkaq në vendet më të larta malore do ë ketë kushte për reshje të borës, njofton Portalb.

Temperaturat do të lëvizin nga 3 deri më 6 gradë celsius gjatë mëngjesit, ndërkaq të njëjtat gjatë ditës do të lëvizin nga 13 deri më 15 gradë celsius. Në vendet më të larta malore temperaturat do të lëvizin nga 0 deri më 2 gradë celsius, ndërkaq të njëjtat gjatë ditës nuk do të kalojnë mbi 12 gradë celsius.

Shkupi do të ketë mot të ngjashëm, kryesisht me vranësira mesatare dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut gjatë pasdites. Temperatura minimale do të shënohet në mëngjes edhe atë 3 gradë celsius, ndërkaq ajo maksimale do të shënohet gjatë ditës e cila nuk do të kalojë mbi 12 gradë celsius. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button