Kumanovë, kafenetë shtëpi e dytë e rinisë!

Sipas Entit Shtetëror për Statistika qytetarët e Maqedonisë 22% (5 orë e 17 minuta) të kohës ditore e kalojnë në aktivitete të lira. Dalja në kafene për biseda të gjata me miqtë përbën agjendën e të rinjve kumanovarë. Për Portalb disa deklaruan se në kafene dalin për t’u relaksuar pas mësimeve; disa pasi nuk kanë punë, tani që kanë mbaruar studimet.

“1 ose 2 herë në javë dal në kafene me shoqe dhe rrijmë përafërsisht gjysmë ore. Sa isha në fakultet dilja më shpesh, pasi shpesh kishim pauza të gjata ndërmjet ligjeratave.” –tha një 22 vjeçare e papunë.

“Dal në kafene çdo ditë, rreth orës 10-11 në mëngjes. Me shokët bisedojmë për tema të ndryshme, për rreth 1 orë. Jam i papunë, po që se do të isha në punë sigurisht se nuk do të kisha kohë për të dalur çdo ditë.” – tha një 25 vjeçar që ka mbaruar studimet.

“Kur kam provime nuk dal fare. Por kur jam i lirë, rëndom gjatë fundjavave dal ndoshta edhe 2 herë në ditë. Qëndroj për gjysmë ore  a 1 orë.”-tha një student 19 vjeçar.

“3-4 herë në javë dal në kafene. Zakonisht shkoj me shokët pas mësimit, sidomos pasi kemi ndonjë test. Shkoj për t’u relaksuar pasi mësoj shumë. Qëndrojmë rreth 1 orë duke biseduar për mësimet, testet e ardhshme, ndonjë organizim etj.”-tha Baftjar Mustafi, 16 vjeçar.

“Dal në kafene me shokë 3-4 herë në javë. Pas orëve të mësimit shkojmë në ndonjë lokal dhe bisedojmë për të ardhmen.”-tha Lirim Fazliu, 16 vjeçar.

“Rinia jonë është 99% pa punë. Normalisht se kohën do ta kalojë nëpër kafene!”-tha Muhamet Sadiku, pronar i kafe-ëmbëltores ‘Bash Pelivan’, “Gjatë dimrit klientët në lokal qëndrojnë më gjatë, ndërsa më pak gjatë verës.”

Sipas tij, më të preferuara janë lokalet që frekuentohen nga të dy gjinitë, të gjitha moshat dhe kategoritë./Portalb.mk

LEXO: Rinia jonë: Kohë e lirë apo kohë e humbur?
LEXO: Mbi-gjumësia ka kapluar banorët e Maqedonisë!
LEXO: Maqedoni, shumë pak lexojmë, jemi ngujuar në sferën e rrjeteve sociale
LEXO: Kumanovë, zanatet drejt zhdukjes, të rinjtë të painteresuar

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button