SHBA-ja mbështet plotësisht zyrën e Prokurorisë Speciale

Në pyetjet e Alsat M dërguar përfaqësive ndërkombëtare në vend, vetëm SHBA-të u përgjigjën duke thënë se mbështesin plotësisht zyrën e Prokurores Speciale.

“Shtetet e bashkuara mbështesin plotësisht zyrën e Prokurorisë Speciale dhe rolin e saj në hetimin dhe procedimin mbi kriminalitetin e dyshuar i ngritur nga përmbajtjet e përgjimeve të paligjshme. Emërimi i Katica Janevës ishte një element thelbësor i marrëveshjes së Përzhinës dhe u aprovua nga të katërta partitë politike. Ne theksojmë edhe një herë apelin tonë kundrejt të gjitha palëve që ta lejojnë zyrën e Prokurorisë Speciale të kryejë detyrën e saj në mënyrë të pavarur dhe të lirë nga çdo lloj forme presioni politik. Të paditurit duhet të gëzojnë mbrojtje të plotë sipas ligjit dhe ne iu bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të lejojnë që faktet të dalin vetëm përmes procesit juridik. Ne i bëjmë thirrje autoriteteve të përmbushin standardet më të larta të zbatimit të ligjit, transparencës, korrektësisë, mbrojtjes së lirisë së shprehjes dhe pavarësisë juridike gjatë kohës së zhvillimit të këtyre çështjeve”.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Poqese vmro dhe bdi akuzohen per vjedhje votash,atwhere deputet aktual funksionaret aktual , duhet t’u merret e drejta per tu marre me politike pergjithmone.

Leave a Reply to tetova Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button