Komiteti Etik i FIFA-s suspendon Jerome Valcke me 12 vjet

 Komiteti Etik i Federatës Botërore të Futbollit (FIFA) ka suspenduar Jerome Valcke, ish-Sekretarin e Përgjithshëm të organizatës me 12 vite, raporton Anadolu Agency (AA).

Dënimi i Valcea, nënkupton ndalesën e kryerjes së çdo aktiviteti që ka të bëjë me futbollin, e shqiptuar për sjellje të pahijshme në lidhje me përdorimin e avionëve për qëllime personale, shkatërrim të dëshmive dhe shitjes së të drejtave televizive për Kupën e Botës, bëjnë të ditur nga FIFA.

Ky ndalimi vjen vetëm një muaj pasi francezi 55-vjeçar u largua nga FIFA, ku përkohësisht ishte suspenduar në shtator të vitit të kaluar.

Dënimi ndaj Valcke është për katër vjet më i rëndë nga ai të cilin Komiteti Etik në dhjetor të vitit të kaluar ia shqiptoi Sepp Blatterit, Presidentit të FIFA-s dhe Michel Platinit, presidentit të Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button