Arritja e Vitit në Artet Pamore

AGRON ABDULI

Agron Abduli – Gjatë vitit 2015 profesori i artit Agron Abduli në galerinë “ Çifte Hamam”, Shkup realizoi ekspozitën personale me portrete. Gjatë vitit fitoi dy çmime atë “Draudacum” për pikturë dhe çmim në nivel lokal në Tetovë. Ai ishte pjesë e ekspozitës së përbashkët me Muamer Sadikun dhe Ridvan Alitin në Bosnjë dhe Hercegovinë.

 

 

 

 

 

 

 

 

LINDITA BEQIRI

Lindita Beqiri – Në vitin 2015 artistja ekspozoi në Prishtinë. Ekspozita u konsiderua e veçantë sepse përfshinte teknika të ndryshme por edhe sepse pikturat ishin inspiruar plotësisht nga poezitë e Xhevdet Bajrës. Ekspozita kishte 74 vepra dhe u prezantuan në galerinë e Ministrisë së Kulturës në Kosovë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

NEVZAT KICA

Nevzat Bejtuli Kica – Gjatë vitit 2015 u shpërblye me çmimin më të lartë për art pamor në vendin tonë – çmimin “Osten”.  Puna e tij është pjesë edhe e botimit të librit “Artet vizuale në Maqedoni- shekulli XX” për hir të 70 vjetorit të “Osten”. Ishte pjesë edhe e kolonisë së 10-të ndërkombëtare në Gostivar.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

OSMAN DEMIRI

Osman Demiri –  Fotografi gjatë vitit 2015 realizoi ekspozitën personale në Galerinë e Arteve në “Çifte Hamam” – “Retrospektivë e fotografisë abstrakte”. Puna e tij karakterizohet me një estetikë të jashtëzakonshme të prezantuar përmes fotografive abstrakte, përkatësisht konceptuale. Është drejtues i galerisë private “Kult” e cila krijon aktivitete dhe akses të madh për artistët pamor.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

SAFET SPAHIU

Safet Spahiu – Gjatë vitit 2015 profesori Spahiu realizoi ekspozitën personale në Qendrën Informative Kulturore në Shkup. Në ekspozitë, autori u prezantua me 24 vepra të punuara në teknikë të kombinuar, krijuar prej vitit 2013 deri në vitin 2015. Ekspozita u vlerësua për estetikën e lartë dhe origjinalitetin e qasjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button