“Milingona e Artë” –  Shpallen nominimet për arritjet e 2015!

Me dhjetëra arritje në fusha të ndryshme si sporti, kultura, arti, botimet janë pjesë e nominimeve për arritjet e vitit “Milingona e artë 2015”. Secili individ dhe grup krijuesish na bën të gjithëve krenar me arritjet e tyre të cilat shpresojmë se do të marrin edhe më shumë vëmendje.

Lista e të nominuarve mund të gjendet në linkun: MILINGONA

Arritjet  janë mbledhur në nëntë fusha dhe janë rreth 40 të nominuar.  Manifestimi “Milingona e Artë” organizohet për të katërtin vit me radhë me qëllim që të evidentojë dhe shpërblejë kontributin e të gjithë atyre që punuan, sollën risi dhe u veçuan gjatë vitit të kaluar.

Bashkë me shpallje e nominimeve, hapet dhe votimi nga publiku për të gjitha kategoritë.
Në lidhjen që vijon ju mund të jepini votën tuaj.  http://www.questionpro.com/t/AL2LRZTjwH

Votimi do të jetë i hapur për publiku deri më 21.02.2016, deri kur të gjithë mund të informohen për sukseset që na bëjnë krenar.

Ceremonia e nderimit të gjithë këtyre arritjeve do të jetë më 28 shkurt, pasi publiku dhe juria të kenë votuar. Publiku i gjerë do të mund ta përcjellë në Televizinin Alsat M, më 01.03.2016, në ora 22.30.

Si çdo vit “Milingona e artë” ndan edhe çmime të nderit. Këtë vit do të ndahen dy çmime karriere dhe një Mirënjohje për punën humanitare.

Gjithashtu shpallim dhe kauzën e këtij viti, e cila lidhet me artin.

“Asnjë fushë dhe asnjë veprimtari nuk prek dhe nuk hap dimensione të reja si brenda nesh, si mes nesh, si dhe mes nesh dhe të tjerëve, se sa arti. Prandaj, këtë vit kauza jonë ka të bëjë me artin dhe dëshirën tone që të krijohet sa më shumë mundësi për zhvillim, sa më shumë mundësi për publikun, sa më shumë mundësi për krijimtari. Viti 2015 filloi me “shpirt shqiptari” kur tingujt e violinës së Shkëlzen Dolit përshkruan globin, dhe këtë shpirt duam të shfaqim të derdhur në art”.

Detaje të tjera për manifestimin do të jepen në ditët në vijim, kur edhe do të zbulohen fituesit e çmimeve të nderit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button