Talenti i Vitit

HADIS RAMADANI

Hadis Ramadani – Kik boks – nominohet për arritje të konsiderueshme kombëtare dhe ndërkombëtare. Në kampionatin evropian për të rinj në Spanjë fiton vendin e tretë, ndërkohë është shpallur kampion i Maqedonisë. Në gara të ndryshme ballkanike dy herë ka fituar vendin e dytë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

MURAT ZHERKA

Murat Zherka – Regjisor –  18 vjeçari nominohet me filmin me metrazh të shkurtër i titulluar “WHY?” konkurroi për filmin më të mirë në botë, me metrazh të shkurtër në “MobileFilm Festival”.  Festivali kishte tematikë ngrohjen globale. Ky film është realizuar nga nxënësit e shkollës së mesme “Zef Lush Marku” dhe janë shqiptarët e parë që morrën pjesë në një garë kaq të madhe. Atje arritën të plasohen vetëm në pozitën e 6 nga publiku në mesin e  765 filmave.

 

 

 

 

 

 

 

 

NITA GRUBI

Nita Grubi – Piano – Nominohet për talentin e saj në piano , ku sidomos gjatë vitit 2015 realizoi disa koncerte tani më si student e vitit të parë në Fakultetin e Muzikës në Shkup. Realizoi koncerte jashtë dhe brenda vendit ku mori vlerësime të larta. Ishte pjesë edhe e akademisë Evropiane muzikore në Prishtinë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

SALIJE BAJRAMI

Salije Bajramin– Këngëtare –  12 vjeçarja nga Kërcova ka marrë tre çmime të para në festivale në Kosovë, gjithashtu ka marrë çmime edhe për interpretim dhe prezantim skenik si dhe çmimin e kritikës. Ka realizuar albumin e saj, ushtorn piano dhe ka qenë pjesë e shumë koncerteve.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

SHPEND GAFURI

Shpend Gafurri – Boksier – nominohet sepse është shpallur boksieri më i mirë i vitit 2015 për grupmoshat kadet nga Federata e Boksit të Maqedonisë. Në gara të ndryshme brenda dhe jashtë vendit ka fituar disa herë vendin e parë.

 

 

 

 

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button