Arritja e vitit në artet e performuara – Muzikë serioze

BLERIM GRUBI

Blerim Grubi – Violë – Nominohet për aktivitetin e madh dhe koncertet e numërta si brenda ashtu edhe jashtë Maqedonisë. Veçohen koncerti në Spanjë dhe koncerti solistik me orkestën e Teatrit të Operës së Maqedonisë. Asnjë violist shqiptar nuk ka një aktivitet të tillë si Blerim Grubi gjatë vitit 2015.

 

 

 

 

 

 

 

 

DUO SHKUPI

Duo Skupi Flautë dhe Violinë – Nominohen për numrin e konsiderueshëm të koncerteve si në vend ashtu edhe jashtë. Konsiderohen si dyshe artistësh që nxisin kulturën për muzikë klasike ndërkohë që gjatë 2015 regjistruan edhe koncertin me këngë dhe valle të vjetra shqiptare dhe maqedonase, të përpunuara më një stil të veçantë.

 

 

 

 

 

SIHANA BADIVUKU

Sihana Badivuku- violinë – Nominohet për aktivitete e saja në kontinuitet edhe gjatë vitit 2015. Si violiniste soliste, si pjesë e Trio Kosova, si profesoreshë e violinës ajo ka realizuar shumë koncerte në Maqedoni, Kosovë dhe jashtë vendit, si koncerte në Spanjë, Kanada etej. Ishte soliste kryesore për violinë, piano dhe orkestër në Hymnin e Nënës Terezë me sopranon Inva Mula.

 

 

 

 

 

 

 

 

SHKELZEN PAJAZITI

Shkëlzen Baftjari – piano – Nominohet për koncertet e suksesshme me piano gjatë vitit 2015. Veçohet koncerti në Tetovë me violinistin e njohur Shkëlzen Doli por dhe një seri prezantimesh të tjera ku ndër të tjera ishte i ftuar si solist me orkestrin e Teatrit Operës dhe Baletit – Tiranë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

SHKELZEN BAFTIARI

Shkëlzen Pajaziti – violinist – Nominohet për aktivitetin dhe koncertet e numërta me plot sukses. Veçohet koncerti solistik në Tetovë, si dhe koncertet në Shkup e Tiranë. Ai njihet edhe për organizimin e koncerteve të muzikës klasike në kuadër të shoqatës “Artal” të cilën e drejton vetë. Vlerësohet edhe për punën si pedagog, ku studentët e tij vlerësohen me çmime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button