Arritja e vitit në artet e performuara – Art skenik

LURAN AHMETI

Luran Ahmeti – Nominohet për rolin e tij në serialin më të njohur dhe më të shtrenjtë në Turqi – “Lugina e ujqërve- kurthi”. Ai ka një nga rolet kryesore në serial për të cilin interpretim ka marrë vlerësime të larta. Seriali ndiqet nga miliona shikues në dhjetëra vende.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

QENDRIM RIJANI

Qëndrim Rijani – Nominohet për çmimet dhe regjinë e shfaqjeve të realizuara në vitin 2015. Me shfaqjen „Doktor Shuster“ merr “Çmimin e publikut” në Festivalin e Teatrove në Tetovë si dhe “Shfaqja më e mirë”, në festivalin e Teatrove në Ferizaj, ku si rrallë herë ishte në garë edhe shfaqjen tjetër të tij “Art”. Ndërkohë që disa nga aktorët të shfaqjeve të tij janë vlerësuar shumë ose janë nderuar me çmime.

 

 

 

 

 

 

 

 

XHEVDET JASHARI

Xhevdet Jashari – Nominohet për rolet e tij në dy filmat më të suksesshëm shqiptar për vitin 2015 “Babai” dhe “Shok”. Filmi “Shok” çmime të rëndësishme ndërkombëtare së fundmi u nominua edhe për çmimin Oskar. Gjithashtu, gjatë vitit 2015 ai ishte pjesë e projekteve të ndryshme duke lënë gjurmë të konsiderueshme në artin skenik.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

VISAR VISHKA

Visar Vishka – Nominohet për rolin e tij në serialin e njohur amerikan “Legends”. Seriali konsiderohet si një nga më të arrirët ku ai luan pranë yjeve të njohur. Konsiderohet si aktori i parë nga Maqedonia i cili arriti të depërtojë në botën e Hollywood-it.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button