Arritja e vitit në media

“Alsat M”

Lajmet – Alsat M – Edicionet informative të televizionit ALSAT M konsiderohen një dritare informimi për gjithë publikun në Maqedoni, shqiptar dhe maqedonas. Gjatë vitit 2015, në disa sondazhe, lajmet e televizionit Alsat M janë vlerësuar si më relevantet për zhvillimet politike. Pas shënimit të 10 vjetorit, cilësia e tyre bën që të konsiderohen si lider në informim.

 

 

 

 

 

ANITA LATIFI

Click Plus – TV 21 – Emision debatues në televizionin e ri TV 21 Maqedoni. Programi dhe prezantimi sjellin stil dhe hapësirë të re ku dy herë në javë trajtohen tema të ndryshme, politike, ekonomike, shoqërore. Emisioni edhepse i ri, ka sjellur një frymë ndryshe duke prezantuar mysafirë që i kishin munguar debatit më gjatë kohë.

 

 

 

 

 

 

ARTA TAHIRI

Rruga drejt… – Alsat M Programi solli një risi përmbajtësore por dhe në prezantimi. Me Arta Tahirin, emision mori përmasa akoma më të gjera, duke sjellë një fryme të re në sferën e udhëheqjes por dhe më shumë debat dhe opinione gjithëpërfshirëse duke diktuar mendimin politik dhe shoqëror në vend.

 

 

 

LAURA PAPRANIKU

Laura Papraniku – Si pjesë e stafit të gazetës “Koha”, e konsideruar me relevancë në sondazhe të rëndësishme gjatë vitit 2015, Laura Papraniku u vlerësua me çmimin “Vangjush Gambeta” nga Unioni i gazetarëve shqiptarë për serinë e teksteve të cilat lidhin çështje të rëndësishme ekonomike me sferën e arsimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button