Si i manipuloi zgjedhjet parlamentare e presidenciale kryebashkiaku i Pustecit Edmond Themelko (VIDEO)

Edmond Temellko, kryetari i Pustecit u arrestua sot me urdhër të Prokurorisë Speciale. Ai dyshohet për kryerjen e mainipulimeve zgjedhore. Më poshtë keni një video ekskluzive e “Report Tv”, xhiruar pikërisht me një kamera të fshehtë, tregon recepsionin e hotelit ku brenda kryhet dorëzimi i kartave të identitetit maqedonase të domosdoshme për të votuar në mënyrë ndoshta të paligjshme në ambasadën aty pranë ambasadës së Maqedonisë në Tiranë.

Botuar më 27 prill 2014

Procesi i zgjedhjeve presidenciale maqedonase, që po zhvillohen dhe në Shqipëri, duket se është prekur nga manipulimet, siç denoncojnë vetë vëzhguesit. Në Tiranë u zbulua skema e votimit e cila organizohej për Qeverinë e Presidentin e Maqedonisë, duke rritur artificialisht numrin e votuesve nga Shqipëria nga ana e partive maqedonase.

Zyrtarë të ambasadës maqedonase në Tiranë, për të mos lejuar mediat të filmonin në brendësi zhvillimin e procesit, na thanë se duhej akreditim i posaçëm nga Komisioni Qendror Zgjedhor në Shkup. Por të tjerë punonjës ambasade kësaj here shqiptarë, e konsideruan procesin si të manipuluar nga ana e qeverisë së Shkupit.

Partitë politike maqedonase duket se janë përgatitur mirë për procesin e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale. Faktin e tregon prania e shumë autobusëve me zgjedhës nga Maqedonia, që kanë sjellë në Tiranë dhjetëra votues një pjesë e madhe edhe minoritet shqiptaro­maqedonas nga komuna e Pustecit në Korçë.

Video ekskluzive e “Report Tv”, xhiruar pikërisht me një kamera të fshehtë, tregon recepsionin e hotelit ku brenda kryhet dorëzimi i kartave të identitetit maqedonase të domosdoshme për të votuar në mënyrë ndoshta të paligjshme në ambasadën aty pranë ambasadës së Maqedonisë në Tiranë.

Pas banakut të recepsionit shihen qartë një grumbull prej disa kartash identiteti, që sipas vëzhguesve janë prova e manipulimit. Qytetarë shqiptarë ka gjasa të hyjnë në këtë hotel, të marrin një kartë identiteti maqedonase dhe të shkojnë të votojnë në këmbim të parave.

Vëzhguesit besojnë se kjo listë përmban emra të qindra qytetarëve shqiptarë që kanë votuar pa pasur të drejtë. Dhe në listë, në fakt, vihet re se afër shumë emrave të zgjedhësve të lindur në Maqedoni ka një kolonë bosh: këtu duhej të ishte shkruar vendbanimi i votuesit, por kolona kishte mbetur e bardhë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button