Arritja e vitit në muzikë

ADRIAN GAXHA & LINDON

Adrian Gaxha & Lindon – Sollën hitin e madh “Kalle”. Kënga ka mbi 11 milionë klikime në YouTube si dhe u vlerësua me dy çmime në “Zhurma Show Awards”. Bashkë realizuan projekt tjetër të suksesshëm, këngën “Asnihere”. Gjatë viti 2015 kanë qenë këngëtarët më të kërkuar në skenat mbarëshqiptare.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

BLLA BLLA BLLA

Blla Blla Blla – Grupi i rockut që ka realizuar më shumë koncerte se çdo grup tjetër gjatë vitit 2015 si në vend ashtu edhe jashtë. Pjesëmarrës në disa festivale, sollën edhe këngën më të re “7 000 000 000” (shtatë miliardë). Morrën çmim për “Kultivimin e skenës alternative” në Maqedoni si dhe organizuan koncertin humanitar për refugjatët “Refugees welcome”.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

KËPURDHAT

Këpurdhat– Grupi i rockut nga Tetova, fiton vendin e parë në konkursin “Converse Rubber Tracks” në Novi Sad dhe inçizojnë albumin e tyre të parë në një studio profesionale. Gjatë 2015 kanë realizuar 2 videoklipe dhe u bënë shumë të dashur për publikun me pjesmarrje në koncerte të shumta.

 

 

 

 

 

VENERA LUMANI

Venera Lumani – Prezente në skenë dhe festivale si në Maqeoni ashtu edhe Shqipëri. Në duet me Lind Islamin me këngën “Zemër në katror” fiton çmimin “Artisti më i mirë i ri”, në festivalin “Kënga Magjike”, një këngë që u bë shumë e dashur për publikun. Veçohen gjithashtu këngët e saj “Love” në Top Fest si dhe hiti i saj veror “16 qershori”.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

VULLNET IBRAIMI

Vullnet Ibraimi – Si këngëtar dhe kompozitor gjatë vitit 2015 solli duetin e suksesshëm me këngëtaren Rosela Gjylbegu me këngën “Jam aty”. Më këtë këngë ata fituan çmimin “Best rok” në Zhurma Show Awards. Gjatë vitit solli projekte të suksesshme edhe për këngëtarë të tjerë si kompozitor dhe tekstshkrues ndër ta Vedat Ademit dhe Redon Makashit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button