Gashi paguhet 1 milion dollarë në SHBA

Shkëlzen Gashi u transferua pak ditë më parë te Colorado Rapids në Major League Soccer.

Sulmuesi i Kombëtares vendosi të vijojë karrierën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 27-vjeçari deri më tani është aktivizuar vetëm në Zvicër, ndërsa për ta bindur të largohet nga Europa është edhe një pagë e majme.

Shkëlzen Gashi do të përfitojë 1 milion dollarë në vit, bën të ditur gazeta “Blick”, shkruan tvklan. Ai do të marrë më shumë se lojtarë të tjerë që janë aktivizuar në Zvicër dhe Gjermani, si Tranquillo Barnetta, i cili vitin e kaluar kaloi te Philadelphia Union.

Sulmuesi i Kombëtares zgjodhi Major League Soccer edhe për të qenë gati për finalet e Euro 2016. Megjithatë, mes pagave më të larta në këtë kampionat janë Steven Gerrard, i cili te Los Angeles me 6.2 milionë dollarë ne sezon dhe Sebastian Giovinco te Toronto me 5.6 milionë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button