Ndërtesa 5 katëshe shembet në mes të Stambollit (VIDEO)

Një ndërtesë 5-së katëshe është rrëzuar në qendër të Stambollit dhe autoritetet turke kanë bërë të ditur se askush nuk ka mbetur në gërmadha.

Ndërtesa është shembur në pasditen e së premtes në një rrugë të quajtur Istikal Avenue, që është një qendër e madhe tregtare e zonës së Taksimit.

Guvernatori i Stambollit, Vasip Sahin ka thënë për reporterët se sipas inspektimeve preliminare, askush nuk ka qenë brenda në momentin e shembjes. Ai ka thënë se njerëzit që ndodheshin jashtë e kanë vërejtur se ndërtesa ka rrezik të rrëzohet dhe i kanë paralajmëruar të tjerët që ndodheshin brenda, e në këtë mënyrë njerëzit kanë shpëtuar.

Në videon e mëposhtme mund t`i shihni pamjet nga shembja e kësaj ndërtese.

https://twitter.com/EZlife1905/status/698118266867286016/photo/1?ref_src=twsrc^tfw

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button