Arrestohen të dyshuarit për vrasjen në fshatin Pllasnicë në vitin 2014

SPB Manastir shtroi padi penale kundër A.Sh. (21) dhe A.N. (20) nga fshati Plasnicë të dyshuar për vrasjen e 71-vjeçarit Riza A. gjithashtu nga Pllasnica, kumtoi MPB. Ty dy, prej të cilëve njëri ka qenë nip i viktimës, dyshohen se e kanë sulmuar dhe e kanë vrarë Riza A. më 11 tetor të vitit 2014 midis orës 20.30 dhe 22.30, njofton MIA.

“A.Sh. ka qenë nip i djalit dhe ka jetuar në shtëpinë e njëjtë me Riza A., ndërsa edhe i padituri i dytë A.N. shpesh ka ardhur në shtëpinë e viktimës. Sipas njohurive të dokumentuara të hetimit, motivi për kryerjen e veprës penale ka dalë nga bisedat të cilat i ka dëgjuar i padituri i parë nga viktima i cili disa herë ka deklaruar se e ka ndërmend të martohet me një grua nga Shqipëria, ndërsa pronën e përgjithshme do t’ia dhurojë bashkëshortes së ardhshme. Kështu, më 11.10.2014 rreth orës 20:30 të paditurit janë takuar para dyqanit në Pllasnicë, ku i padituri i parë i ka propozuar të paditurit të dytë t’i ndihmojë që të kryejë vrasje mbi gjyshin e tij Riza A. duke ia sqaruar motivin për vrasje”, kumtoi MPB.

I padituri i dytë e ka pranuar propozimin dhe menjëherë janë drejtuar drejt shtëpisë së viktimës. Dy të akuzuarit kanë marrë kazmë dhe sëpatë dhe më pas përmes derës së ballkonit kanë hyrë në shtëpi. Të maskuar me shami për gra që të mos i njohë, ata e kanë pritur Riza A. në paradhomë. Fillimisht është sulmuar nga nipi i tij A.N. me sëpatë derisa është mbrojtur, pas shpine me kazmën e ka goditur i akuzuari i dytë A.Sh. Riza A. pas disa goditjeve nga veglat ka ndërruar jetë në vendngjarje. Të akuzuarit më pas kanë kërkuar para në dhomën e viktimës, por nuk kanë gjetur dhe e kanë braktisur shtëpinë. Gjësendet me të cilat e kanë kryer vrasjen i kanë hedhur në vendin e quajtur Shavarite.

“Pas një sërë masash dhe aktivitetesh në kuadër të hetimit pardje të dyshuarit janë dërguar në stacionin policor në Makedonski Brod, me ç’rast në tërësi e kanë pranuar dhe e kanë shpjeguar veprën penale. Nga ana e gjykatësit me procedurë paraprake të dyve u është caktuar masë arresti në kohëzgjatje prej 30 ditëve”, njoftoi MPB.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button