Prokuroria Speciale merr në duar edhe aferën “Magjar Telekom”

Prokuroria Speciale ka marrë në duar shqyrtimin e lëndës për aferën e madhe “Magjar Telekom”.
Këtë e konfirmoi sot zëdhënësja e prokurorisë Lençe Ristevska në kuadër të shpalosjes së aksionit “Titanik”, njofton Portalb.mk.

“Kanë filluar procedura para-hetimore për lëndët “Magjar Telekom” e cila është e kërkuar nga Prokuroria për Krime të Organizuara, por edhe për aferën e njohur “Shpresa”” tha Ristevska.

LEXO edhe : Janeva urdhëron arrestin e anëtarit të KZ në Çair për vepra penale në zgjedhjet 2013
               1 person i arrestuar, 7 të tjerë i pret fati i njejtë në urdhër të Janevës
             Prokuroria Speciale: Po shqyrtojmë rastin “Monstra” por ende s’kemi kërkesë deri te Prokuroria

Afera “Magjar Telekom”
Ish-shefi i policisë sekrete të Maqedonisë dhe ish-këshilltari i Qeverisë, Sllobodan Bogoevski, në dëshminë e tij dhënë avokatit të Komisionit amerikan për letër me vlerë (SEC), lidhur me rastin “Magjar Telekom” dhe kompanisë së saj motër – “Telekomi i Maqedonisë”, në mënyrë të hollësishme i përshkruan të gjitha operacionet dhe aktivitetet në të cilat ka marrë pjesë edhe ndërmjetësuesi i tyre, i angazhuar nga biznesmeni kontrovers grek, Dimitris Kondominas.

Para gjykatës së Neë Yorkut, Bogoevski ka folur për miton e marrë nga partnerët shqiptarë të Qeverisë së vitit 2005-2006 të drejtuar nga ish-kryeministri Vllado Buçkovski me qëllim të korruptimit të tyre.

Kështu, në transkriptin e publikuar në 166 faqe, Bogoevski i përmend ish kryeministrin e Maqedonisë Vllado Buçkovski dhe personat A.A. dhe M.Xh. se në më shumë raste, më ndërmjetësim të njerëzve të Kondominas, kanë marrë mito në vlerë prej 7.5 milionë euro (në kesh).

I pyetur nëse i njeh personat me inicialet A.A. dhe M.Xh., Bogoevski thotë se ata janë Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi dhe se kanë marrë 5 milionë euro nga “Magjar Telekom”.

LEXO
më shumë:
Të dyshuarit për “Magjar Telekom” i pret gjykata në Maqedoni
“Magjar Telekom”: Prokurori i SHBA ngre padi në bazë të dëshmisë së Bogoevskit
Afera “Magjar Telekom”: fillimi i fundit, si u asgjësuan materialet për Maqedoninë
Dosja Telekom: Si u liberalizua tregu
Ahmeti: Prokurori special të procedoj rastin ‘Magjar Telekom’, e vërteta të del në shesh

Afera “Shpresa”
Ish kreu i partisë opozitare LSDM, dhe ish presidenti Branko Cërvenkovski është akuzuar se ka nënshkruar marrëveshje me tre ekspertë sllovenë për përpunimin e strategjisë me marrëdhënie me publik PR, që ka kushtuar 340 mijë euro para të popullit. Ai akuzohet se ka paguar konsulentë ti tregojnë si të blejnë gazetarë, të keqpërdorin organizata joqeveritare me qëllim që ta diskualifikojnë kundërshtarin politik, në këtë rast VMRO-DPMNE-në.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button