Debat: Aktivizimi i shoqërisë civile i domosdoshëm

Aktivizimi i shoqërisë civile në gjendjen aktuale politike në Maqedoni është i domosdoshëm. Kaosi politik, kriza me emigrantët, pozita e mediave ishin tema për të cilat u debatua në tryezën e rrumbullakët me temë “Roli i shoqërisë civile në kontekstin e sotëm”, raporton Portalb.

“Me Marrëveshjen e Përzhinos ndodhi diçka e çuditshme. I gjithë procesi diktohet nga partitë politike, barra bie vetëm mbi ata. Sektori civil disi u tërhoq. Gjatë kësaj periudhe sektori civil dështoi. Unë mendojë se deri më 24 prill kjo gjendje e paqartë do të vazhdojë”, u shpreh Zoran Bojarovski.

Nga ana tjetër Marjan Zabrçanec insistoi që kur flitet për sektorin civil të mos përfshihet të gjithë organizatat nën një kornizë.

“Është normale sektori civil të heshtë kur aktorët politik janë në masë. Por jo edhe në atë masë që të zgjatet heshtja. Koalicioni “Qytetarët për Maqedonisë” është ende funksional edhe pas protestës së 17 majit, edhe pse partitë që ishin pjesë e këtij koalicioni nuk janë partitë. Megjithatë ashtu kishim marrëveshjen, që ata të tërhiqen në momentin kur duhet të kthehen në institucione”, tha Zabërçanec.

Ndërsa sipas Sllavica Inxhevska sektori civil më tepër duhet të fokusohet në krizën me emigrantët, sepse siç thotë ajo, nëpërmes kësaj krize po tentohet të betonizohet diktatura.

“Kriza e emigrantëve dhe mos-vullneti jonë për këtë cështje mund ta betonizojë diktaturën. E gjithë kjo në emër të garancës për siguri”, theksoi Inxhevska.

Në këtë tryezë morën pjesë edhe aktivistë tjerë të shquar në sektorin civil, si: Zamir Mehmeti, Angela Ilievska, Mersiha Smailloviq, Milagjan Penev, Petrit Saraçini dhe Stefan Aleksiq. /Portalb

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button