Janeva urdhëron arrestin e anëtarit të KZ në Çair për vepra penale në zgjedhjet 2013

Prokuroria speciale në krye me Katica Janevën, në kuadër të aksionit me emrin “Titanik” sot ka hapur hetim edhe kundër anëtarëve të Komisionit Zgjedhor në Komunën e Çairit në bazë të dyshimit se kanë kryer vepër penale “Mashtrim zgjedhor” në zgjedhjet e vitit 2013, njofton Portalb.mk.

Në kuadër të këtij dyshimi Prokuroria ka dërguar fletarrestim për njërin nga anëtarët e këtij komisioni që i njëjti mos të ndikojë në dëshmitarët dhe bashkë-kryerësit e veprës.

Fatime Fetai, ndihmëse e prokurores Janeva tha sot para gazetarëve, se personat në komisionin zgjedhor komunal në e Çairit janë të dyshuar se kanë kryer këtë vepër penale duke i ndryshuar rezultatet, njofton Portalb.mk.

Njëkohësisht është hapur hetim kundër pese gjykatësve në Gjykatën Administrative në Shkup dhe katër anëtarë të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) të vitit 2013 për veprën penale “Keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit në bazë të nenit 353 të Kodit Penal.

“Hetimi do të zgjerohet dhe asnjëri nga ata që ka vepruar në mënyrë kriminele nuk do t’i ik ballafaqimit me ligjin” tha mes tjerash Fetai, transmeton Portalb.

LEXO: 1 person i arrestuar, 7 të tjerë i pret fati i njejtë në urdhër të Janevës
LEXO: Prokuroria Speciale: Po shqyrtojmë rastin “Monstra” por ende s’kemi kërkesë deri te Prokuroria

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button