Sanije Gashi boton librin “Serbian Crimes in Kosovo 1998-1999”

Ato që mbijetuan luftën, rrëfejnë për ngjarjet rrëqethëse të torturës, përdhunimit, zhdukjes dhe vrasjeve brutale.

Sanije Gashi, gazetare dhe publiciste kosovare, botoi librin  ‘Serbian Crimes in Kosovo 1998 -1999  – Appalling true stories of Albanian women’s suffering, told first-hand’, në gjuhën angleze. Me këtë libër, Sanije Gashi ka arritur t’i bëjë të njohura disa nga ngjarjet më dramatike të ndodhura në periudhën e luftës në Kosovë. Libri ‘Serbian Crimes in Kosovo 1998 -1999’, është vepër e cila përbëhet nga rrëfime të grave, dëshmitare të krimeve serbe të ndodhura në familjet e tyre. Gjatë dhjetë vjetëve të hulumtimit, gazetarja Gashi ka zhvilluar intervista të drejpërdrejta me gratë, të cilat paraqesin tragjeditë personale, dhe rrëfejnë për mizoritë e masakrave dhe të torturave makabre që i ushtruan forcat serbe ndaj civilëve shqiptar, siç janë: djegia e grave dhe e fëmijëve, përfundimi tragjik i grave të gjalla në bunarë, ekzekutimi i fëmijëve, dhunimet.

Ky libër është dëshmi e gjallë, libër i dhimbjes që u shkrua në bazë të dëshmive dhe fakteve, për t’i treguar botës të vërtetën se çfarë ka ndodhur në Kosovë.  ‘Serbian Crimes in Kosovo 1998-1999’, është vepër që s’mund të harrohet, për fuqinë trishtuese, vepër epokale, e cila do të mbetet përjetësisht domethënëse në historinë shtetformuese të Kosovës.

Ambasadori amerikan William G. Walker, i cili shkroi parathënien e librit, thotë: Sanije Gashi, një gazetare e palodhur kosovare, nuk kursen asnjë hollësi teksa rrëfehen këto ngjarje. Autorja e këtij ritregimi dramatik të ngjarjeve tragjike, që i ranë përsipër vendit dhe popullit të saj gjatë viteve 1998-1999, mblodhi rrëfimet individuale dhe kolektive të mbijetesës, prandaj këtë libër e konsideroj me rëndësi historike, sepse është histori e mizorive dhe krimeve të luftës, që me siguri do të mbahen mend si një nga episodet më të errëta të historisë moderne evropiane.

Ndërsa, shkrimtari i shquar, Ismail Kadare, thotë: E vlerësoj jashtëzakonisht këtë botim, Kosova ka ende njerëz të zotë, që nuk i lënë ngjarjet të harrohen, por mbajnë pishtarin ndezur, që të ndriçojë dhe atje ku drita s’vete dot.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button