Galup, Maqedonia vuan nga Varfëria

Maqedonia është e 7-ta në indeksin e shteteve që vuajnë nga varfëria dhe nga kushtet e këqija jetësore.

Një studim i agjencisë “Galup”, thotë se në vitin 2012, numri i të pakënaqurve nga kushtet jetësore është rritur në 31 për qind, nga 25 për qind në vitin paraprak. 

Në listën e shteteve me më shumë vuajtje, para Maqedonisë, renditen Madagaskari, Hungaria, Haiti, Kamboxha, Ermenia dhe Bullgaria. 

Bie në sy se pas Maqedonisë në këtë listë, ndodhet Irani, ku varfëria e vuajtjet rezultojnë në kuota më të ulëta se ajo në vendin tonë. 

“Nga viti 2011, më shumë se 30 për qind e popullsisë në vend jeton në varfëri, që ndër më të lartat kuota në botë. Maqedonia ka gjithashtu shkallën më të lartë të papunësisë se çdo vend tjetër i cili raporton në FMN, me 31 për qind në vitin 2012”, thuhet në analizën e Galup-it.

Në analizë theksohen edhe problemet me korrupsionin, që sipas anketës së Transparency International, rezulton të jetë e rrënjosur kryesisht në administratën publike dhe shtetërore, si dhe në polici.

Lajme të ngjashme

Back to top button