Lëvizja BESA: Nuk ju besojmë institucioneve që e quajnë veten të drejtësisë

“Gjatë seancës së djeshme të Gjykatës së Shkupit të të akuzuarve të rastit të Kumanovës, përveç tjerash doli një konstatim që e tronditi gjithë opinionin – se disa nga ata që ishin dorëzuar gjatë luftimeve, ishin vrarë nëpër korridoret e Gjykatës së Shkupit e jo gjatë aksionit të policisë. Pa paragjykuar për saktësinë e kësaj informate, derisa nuk vërtetohet e kundërta, ne kemi të drejtë të dyshojmë thellë se në këtë rast vërtet ka plot pika të errëta, që dëshmojnë për politizimin dhe partizimin e gjykatave, si dhe për vrasjen e njerëzve pa gjyq, gjë që nuk ndodhë as në vendet më totalitare në botë.”, reagojnë nga Lëvizja Besal, njofton Portalb.

Për këtë arsye, Lëvizja BESA e ripërsërit qëndrimin e saj se nuk u beson këtyre institucioneve që, siç thonë ata, e quajnë veten të drejtësisë, dhe kërkon që edhe ky rast të kalojë në duar të Prokurorisë Speciale, sepse, shtojnë nga Lëvizje Besa se pas kësaj informate bëhet krejt e qartë se cili do të jetë edhe epilogu u këtij gjykimi.

“Me këtë rast apelojmë edhe deri te faktori ndërkombëtar që, pavarësisht veprave për të cilat gjykohet dikush, të ndihmojnë që secilit të akuzuar – deri në shpalljen e vendimit përfundimtar – t’i garantohet e drejta e prezumimit të pafajësisë. Në të kundërtën, shqiptarëve të Maqedonisë u imponohet që t’i bojkotojnë gjykatat e vendit dhe t’i shpallin ato institucione inkuizitore që ndonjëherë i vrasin shqiptarët pa gjyq, ndërsa ata shqiptarë që i gjykojnë formalisht, i dënojnë me burg të përjetshëm në procese krejt të montuara politike”, përfundojnë nga Lëvizja Besa. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button