Rufi Osmani plotësisht largohet nga RDK-ja

Ish lideri i RDK-së Rufi Osmani ka braktisur çdo funksion në partinë që e themeloi. Ai në një letër drejtuar  kryesisë së RDK-së dhe kryetarit Vesel Memedi shprehet se në pajtim me deklaratën e tij publike të dhënë në TV-21 M, në emisionin e Agim Poshkës, në vigjilje te vitit të ri 2016 ka informuar se tërhiqet përfundimisht nga posti, anëtar i Kryesisë Qendrore dhe Kuvendit Qendror te RDK-së.

“Kjo dorëheqje është parimore dhe një rrjedhë logjike e tërheqjes sime paraprake nga pozicioni i kryetarit të RDK-së në shenjë të përgjegjësisë dhe etikës menaxheriale për rezultatit e  zgjedhjeve të vitit 2014”, shprehet Osmani.

Dorëheqja e Osmanit nga RDK-ja është si pasojë e mos bashkimit të Aleancës me Këshillin Opozitar.

“Angazhimi im permanent në mbledhjet e kryesisë qendrore të RDK-së për krijimin e një blloku të përbashkët opozitar (Aleanca Shqiptare + Këshilli Opozitar) synonte që të mos bëhet gabimi që e bëri opozita aktuale në Kosovë e cila si pasojë e moskoalicionit parazgjedhor, sot prodefilon rrugëve të Kosovës  edhe pse  kishte  mundësi reale t’i fitonte zgjedhjet dhe të qeveriste me Kosovën”, shton Osmani.

Letra e plotë e Rufi Osmanit:

1

2

 

 

 

3

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button