Harry Potter në librin e ri bëhet baba

Libri i tetë i Harry Potter pritet të botohet gjatë kësaj vere, e do të përmbajë edhe skenarin për një shfaqje teatrale që tregon pak nga historia e magjistarit, shkruan BBC.

Libri më i ri i Harry Potter dhe Fëmija i Mallkuar – Pjesa e Parë dhe e Dytë, do të lansohet me 31 korrik, një ditë pasi që shfaqja të ketë debutuar në teatër.

Në librin e ri Harry bëhet baba dhe punon në Ministrinë e Magjisë.

“Harry Potter dhe Fëmija i Mallkuar”, do të flasin për “historinë e patreguar” të djaloshit magjistar, përfshirë edhe historinë e jetës së prindërve të tij të vrarë, ka thënë JK Rowling.

Historia rikthehet 19 vjet pas ngjarjes ku zhvillohet libri “Harry Potter and the Deathlly Hallows”. Kësaj radhe do të jetë Harry ai që do t’i përcjellë dy fëmijët e tij për në Hogwarts.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button