Kriza e refugjatëve, SHBA do t’i dhurojë pajisje me vlerë prej 300 mijë dollarëve Kryqit të Kuq

Sot, ambasadori i SHBA-së Xhes Bejli dhe sekretari gjeneral i Kryqit të kuq të Maqedonisë, Sait Saiti, së bashku me përfaqësues të Departamentit të mbrojtjes të SHBA dhe të Kryqit të kuq të Shkupit, do të marrin pjesë në ceremoninë për dhurimin e pajisjeve me vlerë prej 300.000 dollarë nga Departamenti i Mbrojtjes së SHBA-së, që realizohet përmes Programit për ndihmë humanitare.  Donacioni në gjeneratorë, tenda dimri, çanta gjumi dhe pajisje tjera, të cilat Kryqi i kuq do t’i shpërndajë në qendrat e tranzitit në Tabanoc dhe Gjevgjeli, ka për qëllim të ndihmojë Kryqin e kuq në përkujdesjen për emigrantët gjatë muajve të dimrit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button