Shtëpinë e rregulloi me kredi e ajo iu dogj (VIDEO)

Vetëm për pak minuta ju dogj shtëpia Milazim Hazirit të enjten mbrëma në Zborc të Shtimes.

Haziri po beson se kjo ndodhi për shkak të një teli të rrymës i cili ishte lidhur me shtyllën elektrike në mënyrë krejt të thjeshtë,  e për këtë ai po thotë se ka kërkuar ndihmë nga KEDS të cilët nuk e kanë rregulluar.

Haziri po ankohet se më nuk mund ta rindërtoj shtëpinë për shkak se nuk ka para. Kjo për faktin se ai punon si punëtor teknik në një shkollë dhe paguhet vetëm 150 euro, 100 prej të cilave i ka në kredi si këst, njofton Klan Kosova.

E në komunën e Shtimes thonë se ende nuk është e sigurt nëse kjo shtëpi është djegur si pasojë e një teli të rrymës pasi ende nuk janë kryer hetimet deri në fund. Por komuna do e ndihmojë me pak mundësi që ka, e shtëpinë nuk do ja ndërtojë sepse nuk ka para.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button