Adnan Qahil: Turqit nuk janë qytetarë të kategorisë së tretë

Kryetar i Partisë – Lëvizja e Turqve në Maqedoni, Adnan Qahil deklaroi se do të paraqesin padi kundër televizionit Sitell dhe kryeredaktorit të saj, i cili në intervistën me liderin e LSDM-së, Zoran Zaev, ofendoi bashkësinë etnike turke. Qahil në emisionin “10 minuta” në TV21 thotë se kjo qeveri turqit i trajton si qytetarë të kategorisë së tretë.

“Ky është edhe një shembull me të cilin vazhdon diskreditimi i bashkësive etnike në Maqedoni. Është e qartë se kohën e fundit, turqit dhe të tjerët janë folklor i këtij pushteti, i cili përparon me shpejtësi galopante. Ne reaguam, kërkuam të kërkojnë falje dhe  këtë do ta kërkojmë edhe nëpërmjet institucioneve përkatëse. Duam të tregojmë se turqit nuk janë kategori e tretë e qytetarëve siç paraqitet në publik”, tha Adnan Qahil, Kryetar i Partisë së Turqve.

Lidhur me zgjedhjet e parakohshme, Adnan Qahil  theksoi se nuk duhet të shkohet në zgjedhje, deri sa të krijohen kushte për zgjedhje fer dhe demokratike. Kryetari i kësaj partie turke, ka qenë deputet gjatë dy mandateve të kaluara, por edhe ministër në koalicion me VMRO-DPMNE-në, ndërsa prej vitit 2011 partia e tij është pjesë e opozitës e drejtuar nga LSDM-ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button