Moti sot në Maqedoni

Moti sot në mbarë territorin e Maqedonisë, kryesisht do të jetë me vranësira mesatare dhe me kushte për reshje të shiut në vendet ultësinore, ndërkaq në ato më të lartat malore, mund të ketë edhe reshje të dëborës, njofton Portalb.

Megjithatë, temperaturat relativisht do të jenë të ngrohta. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 2 deri më 5 gradë celsius, në vendet ultësinore, ndërkaq në ato të lartat malore nga -1 deri më 1 gradë celsius. Temperaturat e ditës do të lëvizin nga 12 deri më 16 gradë celsius, ndërkaq të njëjtat në vendet më të larta malore do ë lëvizin nga 4 deri më 7 gradë celsius.

Shkupi do të ketë mot të ngjashëm, kryesisht me vranësira mesatare dhe kushte për reshje të shiut. Temperaturat do të lëvizin nga 2 deri më 4 gradë celsius gjatë mëngjesit, ndërkaq të njëjtat gjatë ditës nuk do të kalojnë mbi 12 gradë celsius. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button