Parkingu “i ri” për femra, i vjetër katër vjet

[Shkupi fitoi parking vetëm për femra (foto)]

Teksti “informon” se Shkupi ka fituar parking për femra, e në fakt, informacioni është “bajat” katër vite. Parkingu “i ri” për femra është i vjetër sa edhe vetë garazhi me kate te BKU “Klimenti i Ohrit”, gjegjësisht prej vitit 2012.

ParkingLinku deri te artikulli origjinal: Shkupi fitoi parking vetëm për femra (foto)

Data dhe koha e publikimit: 03.02.2016

Data e recensionit: 09.02.2016

Recensues: Silvana Zhezhova

INFORMATË BAJATE

Ky material është marrë nga një medie tjetër (kjo është theksuar, mirëpo nuk është vënë linku) dhe është plasuar pa e verifikuar lajmin, i cili faktikisht është mjaft “bajat”. Mënyra e këtillë e publikimit të informatave është në kundërshtim me amandamentin e parë të Kodit të gazetarëve

Gazetari duhet të botojë informata të vërteta dhe të konfirmuara dhe nuk do të fshehë të dhëna esenciale e as nuk do të falsifikojë dokumente.

Poashtu  teksti përpiqet të përgjigjet se pse ky parking dallon nga të tjerët, pa ofruar fakte konkrete se zonjat, me të vërtetë, kanë ndonjë shfrytëzim të favorizuar të parkingut. Në fakt, për parkimin e veturave vlejnë rregullat e njëjta, si për meshkujt ashtu edhe për femrat. Prandaj, me këtë qasje, deshëm s’deshëm bëhet diskriminim gjinor.

Kjo hapësirë për parking dallon nga të tjerët, për shkakun e thjeshtë se është i dedikuar vetëm për femrat. Linjat për parking janë më të gjera, ndërsa qasja është më e thjeshtë. Kuptohet, kusht është që burrat të kenë qasje prej xhentëlmeni.

Garazha me kate te BKU Klimenti i Ohrit u hap në vitin 2012, ndërsa investuesi atëherë sqaroi se pse kati i parë është i dedikuar për femrat:

Vendet që janë siguruar për parking vetëm për femrat janë për sigurinë e tyre, e jo që t’i diskriminojmë ato. Për shkak se jetojmë në kohë e cila nuk është e sigurtë, për këtë arsye deshëm që katin e parë ta ndajmë për femrat, mirëpo edhe për parking më të lehtë. Këtë e pamë në Perëndim dhe deshëm ta realizojmë, sqaron drejtori i “Makoil”, Mite Jovanovski.

Një tekst i përgatitur në mënyrë profesionale dhe korrekte ka për qëllim informimin e saktë, preciz dhe në kohë të publikut. Që nuk është rasti me tekstin që e recensojmë, ku një informatë e vjetër katër vite plasohet si e re.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button