Gruevski: Van Rompujt ia treguam pamjen e vërtetë të Maqedonisë

Kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski në suaza të aktivitetit të tij diplomatik në prag të Samitit të Këshillit të Bashkimit Evropian, sot në Bruksel ka realizuar një takim me njeriun e pare të Këshillit, Herman Van Rompuj, të cilit ia ka prezantuar përpjekjet e qeverisë lidhur me reformat e ndërlidhura me Bashkimin Evropian.

“Mendoj se Van Rompuj direkt prej nesh ka marrë një pamje të vërtetë për atë se çka po ndodh 
në Maqedoni sepse këtu nga çdo politikan arrijnë informacione të ndryshme nga anë të ndryshme. 
Vlerësuam që ishte mirë ta dëgjojë edhe anën tonë, tia prezantojmë argumentet tona, atë edhe e bëmë, si në pjesën e reformave ashtu edhe në fusha të tjera që janë me rëndësi” deklaroi Gruevski.

Lajme të ngjashme

Back to top button