Opozita kosovare, me gjithë “botën” kundër

Sado e drejtë kauza e opozitës kosovare, ajo nuk po gjen mbështetje ndërkombëtare.  Çdo ditë ndodh që ambasadorë me detyrë në Kosovë të deklarohen kundër opozitës, gjë e cila e bën mazhorancën të ndjehet komode.

Së fundi, është ambasadori i Norvegjisë, Jan Braathu, i cili ka porositur partitë opozitare që të ndjekin rregullat dhe Kushtetutën e jo të vendosin vetë për të ardhmen e vendit. Sipas Braathu-s në asnjë vend të Evropës nuk ka opozitë pakicë që kërkon apo përcakton zgjedhje.

Ndiqni kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Nëse zgjedhjet janë proces kushtetues është një gjë, por në cilin vend në Evropë keni opozitë pakicë që kërkon/përcakton zgjedhje. Kjo nuk është e zakonshme. 33 deputetë, kanë 25% të votave, ne i respektojmë këto vota, këta votues dhe të gjitha partitë, nuk jemi kundër askujt por po themi ju lutem respektoni rregullat“, tha Braathu pas takimit që pati me kryekuvendarin Kadri Veseli.

Braathu u tha gazetarëve se me Veselin, përveç situatës në parlament ka folur edhe për procesin e ardhshëm të zgjedhjes së presidentit dhe hapat që duhet ndjekur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button