Promovohet projekti: “Qëndrueshmëria financiare e OJQ-ve në bashkëpunim me sektorin e biznesit”

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri – Perëndimore dhe Fondacioni DAUTI organizoi konferencë për promovimin e projektit “Qëndrueshmëria financiare e OJQ-ve në bashkëpunim me sektorin e biznesit”, i cili filloi të implementohet në Dhjetor 2015 dhe do të vazhdojë deri në Maj të vitit 2017. Ky projekt është financuar nga Bashkimi Europian dhe do të implementohet nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri – Perëndimore në partneritet me Fondacionin Dauti.

Drejtori Ekzekutiv i OEMVP-së, Fatmir Bytyqi lidhur me situatën financiare të kompanive, theksoi se projekti do të fokusohet vetëm në mënyrën se si OJQ të përdorin sektorin e biznesit për të rritur qëndrueshmërinë e tyre financiare. Ai shpreson që 40 organizatat joqeveritare që do të jenë të kyçyra në projekt, në fund do të kenë më tepër të ardhura pikërisht nga sektori i biznesit. Fatmir Bytyqi ndër të tjera përmendi që pavarësisht gjendjes financiare të kompanive, ato kanë përgjegjësi shoqërore, dhe se është për t’u befasuar fakti se sa anëtarët e Odës japin mjete për nevojat e shoqërisë, pikërisht përmes rrugës institucionale si rrugë më e besueshme.

Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit Dauti, Ilir Idrizi bëri një përmbledhje të aktiviteteve të projektit, dhe prezantoi qëllimet specifike dhe të përgjithshme të projektit duke kontribuar në qëndrueshmërinë e shoqërisë civile në Republikën e Maqedonisë përmes ngritjes së pavarësisë financiare të OJQ-ve.

Pas konferencës për shtyp, projekti u prezantua para bizneseve anëtare të OEMVP-së, ku kompanitë shprehën idetë dhe propozimet e tyre lidhur me procesin e përzgjedhjes së OJQ që do përfshihen në projekt, duke theksuar që nuk duhet të anashkalohen OJQ e vogla të cilat realisht kanë më shumë probleme të qëndrueshmërisë financiare.Bizneset e pranishme, cekën atë se sektori jo qeveritar duhet të jetë i pavarur nga pushteti apo nga forcat politike dhe se janë shumë të kënaqur kur OJQ-të detektojnë problemet e ndryshme në shoqëri dhe punojnë me shumë vullnet për ti zgjidhur ato. Bizneset edhe më heret kanë përkrahur OJQ-të, por projekti synon që këtë përkrahje ta institucionalizojë duke vënë për bazë legalitetin dhe lojalitetin. OJQ-të duhet të orvaten që të krijojnë një korelacion më të madh me bizneset duke shpresuar se ky projekt do të ketë efekte të mëdha dhe se suksesi do të shihet në rritjen e kapaciteteve të OJQ-ve.

Projekti si grup qëllimor ka 100 OJQ nga Republika e Maqedonisë veri-perëndimore të cilat do të informohen për përfitimet nga bashkëpunimi i sektorit publik dhe privat. Rr. Dimitrija Cupovski 13, 1000 Shkup – Tel.: 02/3239 252 E-mail: [email protected] www.oemvp.org

Drejtori Ekzekutiv i OEMVP-së, Fatmir Bytyqi në fund potencoi se “ky projekt nuk do të kontribuojë në atë që OJQ-të e vogla të rriten mbi shpinën e OJQ-ve të mëdha, por do të shtrojë rrugën që OJQ-të e vogla të rrisin kapacitetet dhe të ecin vet dhe të pavarura drejt suksesit dhe rritjes së tyre”.

Aktivitete tjera që janë të planifikuara të ndërmerren në kuadër të këtij projekti janë edhe identifikimi i OJQ-ve aktive si dhe krijimi i një bazë të të dhënave të OJQ-ve aktive duke bërë edhe promovimin e një platforme joformale. Gjatë realizimit të projektit është planifikuar të organizohen edhe trajnimeve për gjenerimin e të ardhurave nëpërmjet bashkëpunimit me sektorin e biznesit si dhe takime me sektorin e biznesit për të diskutuar mbi qëndrueshmërinë financiare të OJQ-ve. gjithashtu, do të përgatitet edhe një doracak për rritjen e bashkëpunimit të OJQ-ve me sektorin e biznesit dhe përpilimi i dokumenteve mbi politikat për gjenerimin e të ardhurave të OJQ-ve.

Aktivitete tjera të projektit janë edhe:

Miratimi i një strategjie të OJQ – ve për bashkëpunim me sektorin e biznesit;

Dizajni dhe hapja e Ueb faqes për gjenerimin e të ardhurave të OJQ-ve;

Përpilimi i një broshure për mbledhjen e fondeve për OJQ – të nëpërmjet bashkëpunimit me sektorin e biznesit;

Organizimi i një konference të OJQ- ve mbi bashkëpunimin me sektorin e biznesit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button