U realizua Konferenca përmbyllëse e projektit për bashkëpunim ndërkufitar mes Gostivarit dhe Korçës

Komuna e Gostivarit, Karriera Ime dhe Qendra për Zhvillim Malor Shkup në mjediset e Këshillit të Komunës së Gostivarit, realizuan konferencën përmbyllëse në suaza të projektit “Zhvillimi i prodhimeve të integruara turistike për rritje të qëndrueshme ekonomike të rajoneve të Gostivarit dhe Korçës”, projekt për bashkëpunim ndërkufitar është financuar nga Bashkimi Evropian.

Në këtë konferencë ku u pranishëm ishte edhe përfaqësuesi i Delegacionit të Unionit Evropian në Shkup, Martin Klauke kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta theksoi që qëllimi i përgjithshëm i projektit ishte rritja e zhvillimit ekonomik të Komunës së Gostivarit përmes krijimit të kapaciteteve për zhvillim të qëndrueshëm të turizmit, investimit në burimet njerëzore, intervenimeve të vogla në infrastrukturë dhe themelimin e sistemit për funksionim të integruar të gjithë aktorëve lidhur me turizmin.

Përfaqësuesi i Delegacionit të Unionit Evropian në Shkup, Martin Klauke përgëzoi Komunën e Gostivarit për punën e suksesshme të treguar në realizimin e projektit, duke nënvizuar mënyrën profesionale në menaxhimin e aktiviteteve të parapara në projekt.

Projekti u realizua me mjetet e siguruara nga IPA Fondet e Unionit Evropian (UE) për bashkëpunim ndërkufitar, Ministria e Pushtetit Lokal dhe Komuna e Gostivarit. Për projektin për Zhvillimi të prodhimeve të integruara turistike për rritje të qëndrueshme ekonomike në regjionet e Gostivarit dhe Korçës, u siguruan 275.000 euro nga institucionet e lartpërmendura

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button