“Në zonat shëndetësore më shumë do të thithen para, se sa do të mjekohen të sëmurët”

“Ligji për zona të lira shëndetësore ose asnjëherë nuk do të mbijetojë në praktikë sepse në shtet nuk ka nevoja reale për hapjen e spitaleve të reja, ose prapë do të shfrytëzohet për thithje të parave nga shteti nëpërmjet subvencionet të ndryshme, nga kompani të afërta me pushtetin aktual”, reagojnë deputetët dhe ekspertët e shëndetësisë, transmeton Portalb.

Sipas deputetit të LSDM-së, Tomisllav Tunev, me hapjen e zonave shëndetësore, siç thotë ai, nuk do të zhvillohet aspak turizëm shëndetësor, të zvogëlohen harxhimet e Fondit për Sigurim Shëndetësor ose pacientët të fitojnë ofertë më të gjerë të shërbimeve shëndetësore, por, siç shton Tunev, këto do të jenë vetëm një mënyrë për t’u thithur paratë shtetërore nga biznesmenët të afërt me pushtetin.

Ekspertët për shëndet publik vlerësojnë se vendi ka mjaft spitale edhe private edhe shtetërore, por edhe fakultete medicinale, kështu që sipas tyre, nuk ka kurrfarë nevojë për hapjen e të rejave.

“Kur lexohet ligji, fitohet një përshtypje se “ekspertët” nga kabineti i Nikolla Todorovit, sikur e kanë përshkruar nga diku, pa pasur parasysh, as më së paku llogari se te ne a ka gjasa reale të mbijetoj dhe t’i realizojë qëllimet që shkruhen në ligj. Spitali nuk është fabrikë, dhe ta hapësh kudo që të të kujtohet. Ky ligj nuk duhet të fshihet nga të gjitha arkivat, ndërkaq ministri i Shëndetësisë le të kapet për reformat e vërteta që do ta mëkëmbin sistemin tonë shëndetësor”, thotë Meto Trajanovski, ekspert i shëndetësisë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button