Tregjet financiare në panik, humbje të mëdha në Bursën e Londrës

Tregjet financiare e kanë nisur të enjten në “krah të majtë”.

Qysh në mëngjes Banka Qëndrore e Suedisë mori vendim për të ulur normat e interesit edhe më, shenjë tjetër kjo e turbulencave në botën e financave, transmeton Klan Kosova.

Riksbank njoftoi se do të kishte rënie në -0.50%, nda -0.35% sa ishte më parë.

SUEDIA

Lëvizja e këtillë në norma të interesit ka për qëllim që të ngirsë inflacionin, për të stimuluar rritjen ekonomike.

Normalisht, kjo rënie në normë dobëson edhe valutën suedeze, që është goditur rëndë në raport me euron.

Nga ana tjetër, aksionet e Bankës Europiane kanë prekur pikën më të ulët që nga gushti i vitit 2012.

Indeksi Stoxx600 i bankave, që përfshin huadhënësit kryesorë në Europë, ka rënë për 6,1% – niveli më i ulët që nga gushti i vitit 2012.

Vera e vitit 2012 ishte pika kur kriza e borxheve në eurozonë filloi, ndërsa drejtori i Bankës Qëndrore Europiane Mario Draghi betohej se “do të bënte gjithçka për të shpëtuar euron”.

banka

Çmimi i natës ka rënë edhe më, duke mposhtur parashikimet edhe një herë tjetër.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nafta është zhvlerësuar edhe 3%, duke e çuar çmimin në 26,74 dollarë për barrel.

Rënia e tillë e ka kthyer prapa industrinë e naftës, në vitin 2003.

Refuzimi i prodhuesve për të ulur sasinë është duke rritur shqetësimin se tregu mund të mbi-ngopet me këtë produkt, ndërsa stoqet vazhdojnë të rriten.

nafta

Mëngjesi i keq për botën financiare ka vazhduar me edhe një lëvizje tjetër alarmuese në tregje.

Jeni japonez është ngritur për 1,7% në raport me dollarin amerikan, duke e forcuar pozitën nga ¥113.3 në $1, to ¥111.5.

Është kjo edhe një lëvizje tjetër e japonezëve, që këtë vit e kanë forcuar jenin për 7,5% në raport me dollarin amerikan.

Kjo me siguri do shkaktojë shqetësim në Bankën e Japonisë, që fuqizoi normat negative të interest për të stimuluar rritjen dhe inflacionin.

Jeni i fortë u bën dëm eksporteve, duke i bërë më të përballueshme importet e ndryshme.

jeni

Në Portugali investitorët janë duke “braktisur” bondet e qeverisë, ndërsa kriza financiare rritet.

Vala e shitjeve është rritur në 4,3% sotm nga 3,5% sa ishte dje. Është kjo një lëvizje e shpejtë që do të thotë se çmimet kanë rënë shumë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button