Kriza me emigrantë: Nato pozicionon anijet në Egje

Anijet e NATO-s janë duke u vendosur në Detin Egje për të penguar njerëzit- kontrabandistë që marrin emigrantë nga Turqia në Greqi, ka thënë shefi i Aleancës Veri-Atlantike,  Jens Stoltenberg.

Ky njoftim erdhi pas një kërkesë të bërë nga Turqia, Gjermania dhe Greqia në takimin e ministrave të Mbrojtjes në Bruksel.

Stoltenberg tha se misioni nuk do të ketë lidhje me “ndalimin ose që t`i kthejë prapa anijet e  refugjatëve”, raporton BBC, përcjellë Klan Kosova.

Nato, tha ai, do të kontribuojë ” me informata të rëndësishme dhe mbikëqyrjen për të ndihmuar kundër trafikimit të njerëzve”.

Afro 75.000 emigrantë dhe refugjatë kanë arritur në Greqi përmes detit në vitin 2016, bën të ditur agjencia e Kombeve të bashkuara për refugjatë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button